Shqipëria pret gjithnjë e më shumë turistë! Gati 1 milionë të huaj hynë vetëm në qershor! Europianët të parët, pas tyre amerikanët

26 Korrik 2023, 10:46| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 15:24

  • Share

Numri i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë sa vjen e rritet. Vetëm gjatë muajit qershor, numri i të huajve që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15 %, krahasuar me qershor 2022.

Ndërkohë që për 6-mujorin e parë të këtij viti arriti 3.396.932.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Në Qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas

Vihet re se në Qershor 2023, krahasuar me Qershor 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur ata që vizitojnë Shqipërinë për pushime, trajtime shëndetësore apo udhëtarë tranzit, pro dhe vizitë tek të afërmit apo vizita për qëllime fetare.

Ndërkohë, numri i shqiptarëve që kanë  dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është rreth 3 milionë,  duke u rritur me 20 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?