Zelimkhan Abakarov me flamurin kuqezi

Shqipëria pranë medaljes, Abakarov në finalen e Kampionatit Europian

19 Prill 2023, 11:39| Përditesimi: 19 Prill 2023, 11:40

  • Share

Mundësi kuqezi, Zelimkhan Abakarov është kualifikuar në finalen e madhe në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Kroaci. Në peshën deri në 61 kilogramë, çeçeni i natyralizuar si shqiptar fitoi sfidat me gjermanin Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasin Markovych 6-2 dhe gjeorgjianin Phartenadze një duel që u mbyll 4-4, por u favorizuar nga aksionet e Abakrov.

Sportisti që mbron ngjyrat kuqezi do përballet në finale me armenin Arsen Harutyunyan. Ky turne është një tjetër mundësi për Zelimkhan Abakarov të marrë medalje, pasi në Botërorin e vitit të kaluar u shpall kampion në peshën deri 57 kilogramë.

Ndërkohë në stilin e lirë, në peshën 125 kilogram, Paris Karepi është eleminuar që në raundin e parë, teksa është mundur nga italiani Abraham Koniedo 3-0. Në Europianin kroat të mundjes kanë mbetur në lojë për Shqipërinë, Bajram Sina në peshën 60 kilogramë dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogramë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?