Periferi

Shqipëria po bëhet gati të presë… shqiptarët

24 Prill 2020, 20:49| Përditesimi: 24 Prill 2020, 20:52

  • Share

Pemët, livadhet, malet, pyjet po zbukurohen. Manteli jeshil, i shkëlqyeshëm si zmeraldët më të bukur, ka veshur këtë pranverë anembanë Shqipërinë. Lulet kanë çelur dhe bletët punojnë pa pushim të mbledhin nektarin e bekuar. Të mbyllur për më shumë se 40 ditë në shtëpi, ne humanët, lamë të qetë Natyrën. E kemi bezdisur shumë gjithë këto vite. Nuk e kemi dashur dhe respektuar. Të pafalshme mbeturinat tona mbi të: detersivët e pastrimit të shtëpive e të vetvetes nëpër lumenj e plazhe, kutitë e ilaçeve dhe serumeve kudo, lloj lloj paketime që ushqejnë e ndihmojnë njerëzit u shihen të përplasura në fytyrë kafshëve, bimëve, lumenjve, luleve. Nuk shkon. Nuk duhet të vazhdojmë më kështu.

Biznese që paguhen për trajtimin e duhur të mbeturinave, marrin miliona por punojnë me 100 mashtrime duke ledhatuar e korruptuar ata që duhet të jenë rojëtarët e të drejtës e të mirës: politikën dhe administratën. Pra, shqiptarë edhe ata si gjithë të tjerët. Kush punon dhe fiton duhet të ndryshojë mënyrat: Duhet të jetë i sjellshëm, elegant dhe i kujdeshëm ndaj Shqipërisë, ndaj natyrës. A jemi gati për këtë ndryshim, apo duhet të pësojmë të tjera ndëshkime më të forta që të kuptojmë mesazhet?

Ditët që do të vijnë janë ditët e hapjes graduale, e daljes së njerëzorëve në kontakt përsëri me qytetet, njëri-tjetrin dhe natyrën. Shqipëria është bërë gati dhe është zbukuruar sikur të priste më të rëndësishmit të ftuar. Si gjithmonë, me një lëvizje të pazhurme, bën punët më të bukura, po ne, a kemi ndryshuar? A jemi përmirësuar?

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 25/04/2020 00:30

    Bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?