Shqipëria, pjesë e programit të tregut të përbashkët të BE-së, sipërmarrësit thirren të aplikojnë

22 Shkurt, 22:43| Përditesimi: 22 Shkurt, 22:47

  • Share

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Programi i Tregut të Përbashkët për periudhën 2021-2027”

Kjo Marrëveshje do t'i lejojë sipërmarrësit shqiptarë (biznese dhe OJF) të aplikojnë në thirrjet e BE-së për projekt propozime në kuadër të shtyllës "Konkurrueshmëria e SME-ve" të Programit të Tregut të Përbashkët në faqen e dedikuar të internetit Calls for proposals - European Commission (europa.eu). Nëse propozimet vlerësohen të suksesshme, bizneset shqiptare do të përfitojnë fondet e BE-së për të marrë pjesë, së bashku me bizneset e tjera të BE-së, në nismat e financuara nga BE.

"Fokusi i Marrëveshjes është pjesëmarrja e Shqipërisë në Shtyllën e Ndëmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme “SME Pillar” e cila synon : 
• Forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së SME-ve
• Mbështetjen për SME-të, grupet, rrjetet dhe organizatat e tjera të biznesit, duke përfshirë Sektorin e turizmit.
• Rritjen dhe krijimim e NVM-ve;
• Lehtësimin e Akesit në tregje (përfshirë ndërkombëtarizimin);
• Rritjen e aftësive të sipërmarrjes;
• Përmirësimin e mjedisit të favorshëm të biznesit, transformim dixhital, mundësi të reja biznesi, duke përfshirë ekonominë sociale dhe modele inovative biznesi;
• Rritjen e Konkurrueshmërisë të ekosistemeve dhe sektorëve industrialë, zhvillimi i zinxhirëve të vlerës industriale; për shembull: turizmi, tekstili, ndërtimi, afërsia dhe ekonomia sociale
• Modernizimin e industrisë, duke kontribuar në një ekonomi të gjelbër, dixhitale dhe elastike", njofton ministria.

Pjesëmarrja në këtë program i shërben përmbushjes së objektivave strategjike për integrimin e Shqipërisë në BE dhe angazhimet e marra në kuadër të procesit të integrimit europian në veçanti në Kapitullin 20 “Politikat industriale dhe ndërmarrjet” duke kontribuar në forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së NMV-ve

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?