Panairi i Fruit Logistica 2023 në Berlin

Shqipëria pjesë e panairit Fruit Logistica 2023 në Berlin

9 Shkurt 2023, 21:55| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 21:58

  • Share

Shqipëria edhe këtë vit është e pranishme në panairin ‘Fruit Logistica 2023’ në Berlin të Gjermanisë. Ky është panairi më i madh për frutat dhe perimet që organizohet në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shkruan se produktet e freskëta të Myzeqesë konkurojnë në Panairin më të madh Ndërkombëtar të fruta-perimeve “Fruit Logistica” në Berlin.

Për të pestin vit radhazi në “Fruit Logistica” në Berlin mer pjesë me një stende moderne edhe kompania më e madhe e grumbullimit të fruta-perimeve në Ballkan “Doni Fruit”. Në ditën e pare stendën e Shqipërisë dhe të ”Doni Fruit” pe kanë vizituar qindra vizitorë. Panairi ‘Fruit Logistica’ është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së. Panairi ‘Fruit Logistica’ është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme me vendet e BE-së.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?