Shqipëria rikthen hyrjen pa viza për zyrtarët e Bjellorusisë

15 Maj, 17:25| Përditesimi: 15 Maj, 18:48

  • Share

TIRANË- Shqipëria ka rikthyer vizat me Bjellorusinë për qytetarët bjellorusë të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe të shërbimit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave ku nënvizohet pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë.

“Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendim.

Bjellorusia është vendi që ka mbështetur që prej fillimit sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke u vendosur në dispozicion të Moskës zyrtare sa i takon vendosjes së armëve bërthamore.

Vendimi:

V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.

Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?