Tiranë, Shqipëri

Shqipëria përmirësohet me 3 vende, e 53-ta nga 169 shtetet në Indeksin e Progresit Social (SPI) 2022

7 Tetor 2022, 15:12| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 15:38

  • Share

Shqipëria përmirësohet me 3 vende, duke u ngjitur në vendin e 53 nga 169 shtete në Indeksin e Progresit Social (SPI) 2022.

Indeksi i Progresit Social është një indeks i përbërë i treguesve socialë dhe ambientalistë që mat tre dimensione të progresit social: Nevojat bazë njerëzore, bazat e mirëqenies dhe mundësitë.

Nga të gjithë komponentët Shqipëria është vlerësuar me më shumë pikë te siguria personale, duke u renditur në vendit ne 31 në botë. Performancë të mira ka edhe sa i përket ushqyerjes dhe kujdesit bazë mjekësor, aksesit në njohuritë bazë, të drejtat personale, aksesit në informacion dhe komunikim, shëndetit dhe mirëqenies, strehimit, përshirjes dhe cilësisë së mjedisit.

Shqipëria renditet lart në nënkomponentët për barazinë gjinore në arritjet dytësore, qasjen ne energji elektrike dhe lirinë e lëvizjes së brendshme.

Ashtu si në disa vitet e mëparshme, është Norvegjia ajo që kryeson në krye të listës të SPI. Në vendin e dytë është Danimarka, e treta Finlanda, Zvicra e katërta dhe më pas Islanda në vendin e 5-të./Monitor.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?