Shqipëria përfundon me sukses fazën e parë të negociatave, vlerësim pozitiv nga KE për përgatitjen e vendit

25 Nëntor 2023, 13:34| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 14:37

  • Share

Komisioni Europian përfundoi procesin “screening”, faza e parë e negociatave, duke dhënë vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit për integrimin në BE.

Kështu njoftoi në rrjetin social X, Marc Jorna, Kryetar i Task Forcës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Përfundoi screening me Shqipërinë. 94 ditë takime, mbi 1000 zyrtarë të Komisionit të përfshirë. Vlerësim pozitiv i përgatitjes së vendit, i vizionit të qartë për rrugën drejt anëtarësimit. Urime për këtë hap të parë në negociatat tuaja të pranimit”, shkruan Jorna.

Edhe ambasadorja shqiptare në BE, Suela Janina reagoi për përfundimin e procesit screening duke u shprehur se kanë qenë 14 muaj punë intensive.

Procesi “screening” është faza e parë e negociatave ndërsa më tej do të duhet që Shqipëria të avancojë në përafrimin e legjislacionit me BE.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?