'Shqipëria përfiton nga turizmi vendas e tokësor', Zak Topuzi: Qeveria të na ndihmojë me grante e fonde me zero interes

17 Prill 2020, 13:32| Përditesimi: 17 Prill 2020, 15:33

  • Share

Turizmi do të jetë industria më e goditur nga COVID-19 dhe për këtë kryetari i Sektorit të Hotelerive në 'Shoqatën Shqiptare të Turizmit', Zak Topuzi tha se qeveria duhet të mbështes këtë sektor pasi rënie të ardhurave dhe fakti që hotelet janë në limitet e tyre për të marrë kredi, mund të sjellë një falimentim të tyre. Topuzi u shpreh për Report Tv se qeveria duhet të mbështes këtë sektor me grante e fonde me zero interesa.

"Është një situatë e vështirë pasi është motori i industrisë botërore. Industria e Turizmit kërkon më shumë vëmendje  pasi do të pësojë goditjen më të madhe dhe këtë vit do jetë e vështirë që të mbajë veten. Qeveria bëri gabim me pagën e luftës, ndërkohë që rekomandimet ishte financim  këtij sektori në mënyrë që të mos humbisni punën. Shtyrja e tatimeve dhe taksave për vitin tjetër ishte  kërkesë e jona. Do të përdoren të gjitha mjetet e mundshme që të krijohet një turizëm sa më efiçent. Sinjalet janë të ndryshme dhe se duhet pritur si duhet vepruar me baret e restorantet. Deri tani hotel duhet të punojnë për sigurimin e masave që do të thotë duhet të punojnë me gjysmë të kapaciteti te tij duke reduktuar shumë edhe burimin e të ardhurave. Qeveria duhet të mbështes turizmin me grande e fonde me  interesa zero për të përballuar këtë ndryshim, reduktimi i kapaciteteve do të ketë kosto të madhe. Është e vështirë por e vetmja mënyrë për të mbijetuar", tha Topuzi.

Në lidhje me fokusimin e turizmit vendas dhe atë tokësor, Topuzi tha e Shqipëria në këtë drejtim është me fat, pasi 80 % e turistëve vijnë ën rrugë tokësore dhe 60 % janë nga rajoni.

'Shqipëria përfiton nga turizmi vendas dhe ai tokësor me vendet e rajonit, pasi  80 % e turistëve vijnë në rrugë tokësore. Një nga pikat e tjera të forta është se 60 % janë turistë rajonalë.  Dhe shfrytëzimi i turizmit vendas është i rëndësishëm dhe po përgatisim paketa 25-30 % më të ulëta", tha Topuzi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?