Paul Ronzheimer

Kronikë

Shqipëria 'ok' për strehimin e afganëve, Zv.kryeredaktori i BILD vlerëson Shqipërinë dhe Ramën: Po bëni atë që duhet, faleminderit

18 Gusht 2021, 13:37| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 13:46

  • Share

TIRANË- Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të strehuar përkohësisht një grup afganësh të cilëve i kërcënohet jeta nga regjimi i një grup talebanësh në Afganistan ka reaguar dhe zv.kryeredaktori i gazetës së madhe gjermane, BILD, Paul Ronzheimer. Ai ka shpërndarë statusin e kryeministrit Edi Rama, ku jep argumentet se përse ka pranuar strehimin e afganëve, duke thënë se Shqipëria po bën gjënë e duhur.

"Shqipëria po bën gjënë e duhur, po ndihmon që të largohen nga nga Afganistani gra dhe vajza jashtë ferrit. Faleminderit Edi Rama", shkruan Paul Ronzheimer.

Sot pritet që të vijë grupi i parë me afganë, rreth 300 persona, të cilët do të strehohen në konviktet e Qytet Studentit në Tiranë dhe në disa hotele në Durrës. Në Rinas po bëhen përgatitjet e fundit, ku janë ngritur çadra ushtarake ku do bëhet kontrolli i tyre mjekësor dhe psikologjik dhe më pas do të dërgohen në vendet e përcaktuara për strehimin e tyre. Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. 

Postimi i Paul Ronzheimer

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Damian: 18/08/2021 12:06

    Nese eshte me lavde per Ramen, dy gisht leter behen carcaf. Ai rendesi, kulti individit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?