Shqipëria nis sot mandatin në Këshillin e Sigurimit, Ambasada Amerikane: Arritje e jashtëzakonshme, trajtojmë së bashku sfidat që përballet bota

1 Janar 2022, 12:47
  • Share

Ambasada Amerikane ka uruar Shqipërinë e cila nis sot zyrtarisht mandatin për dy vite si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Duke e cilësuar këtë ditë si historike dhe arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, Ambasada e SHBA-së shpreh bindjen se së bashku do të trajtojnë sfidat me të cilat përballet sot bota.

“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë”, shkruan Ambasada Amerikane në facebook.


Lajmi kryesor:

Shqipëria nis sot mandatin në Këshillit të Sigurimit të OKB! Ministria e Jashtme: Mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës! Ambasada e SHBA: Trajtojmë së bashku sfidat që përballet bota


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?