Komuniteti i ekspertëve të Greqisë dhe vendit tonë në mbledhjen e parë

Shqipëria nis negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve, ministrja e Jashtme: U zhvillua me sukses mbledhja e parë

9 Shtator 2022, 10:54| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 11:13

  • Share

Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes postimit në rrjetet e saj sociale, shprehet se fillimi i bisedimeve në nivel ekspertësh është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe një ogur i mirë për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializonte parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve. 

Me anë të një postimi në facebook, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka ka publikuar zhvillimin e mbledhjes së parë të komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.

‘Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.

 Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona.’- shkroi Xhaçka.

Kujtojmë se edhe mes Shqipërisë dhe Zvicrës pritet që të miratohet se shpejti marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore, kjo pasi pak javë më parë kaloi për miratim në parlamentin e Zvicrës.  Në kuadër të marrëveshjeve për Sigurimet Shoqërore, Shqipëria ka përfunduar rreth një muaj më parë negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?