Takimi ndërmjet Kryetarit të KLSH-së Arben Shehu dhe Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë

12 Maj 2022, 20:24| Përditesimi: 12 Maj 2022, 20:33

  • Share

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka zhvilluar një vizitë zyrtare pranë Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë gjatë datave 9 dhe 10 maj, me qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Kjo Marrëveshje ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në shkallë të gjerë, në auditimet e performancës në fushën e mjedisit dhe në auditimet IT. Ky bashkëpunim, krahas mundësisë së shkëmbimit të eksperiencave profesionale midis palëve në fushat e parashikuara në Marrëveshje, do të mundësojë ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shehu dhe homologu norvegjez Schjøtt-Pedersen, gjithashtu shprehën angazhimin e plotë në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të tjera me interes të përbashkët, si auditimet me fokus përgatitjen për implementimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, auditimit me fokus shëndetin, edukimin dhe mirëqenien sociale, komunikimin me median, etj.

Në ditën e fundit të vizitës së tij, Kryetari i KLSH-së zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit për Kontrollin dhe Çështjet Kushtetuese në Parlamentin e Norvegjisë, Peter Frølich dhe disa prej anëtarëve të këtij komisioni. Në takim u diskutua roli i institucioneve supreme të auditimit dhe marrëdhëniet e tyre me Parlamentin në kontekstin e ndryshëm shoqëror dhe politik të të dy vendeve.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?