Shqipëria negociata me një shtet të huaj, do marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar! Në qershor pritet miratimi i marrëveshjes nga Rama

8 Maj, 12:24| Përditesimi: 9 Maj, 00:32

  • Share

TIRANE- Ekonomia e vendit, po vuan për punonjës të kualifikuar, në të gjithë sektorët, nga fasoneria e deri tek sektori i turizmit apo i teknologjisë.

Për të furnizuar tregun me staf të kualifikuar Shqipëria është në bisedime me një shtet të huaj për të marrë afro 40 mijë punëtorë. Diskutimet për këtë marrëveshje u bënë të ditura nga Albin Gega drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonomisë, por pa bërë të ditur emrin e shtetit. Ndërsa biznesi pretendon se shteti në fjalë janë Filipinet.

“Ministria po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësor nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt është që jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar, profesional në pjesën e disa industrive, duke përfshirë atë të turizmit por edhe të veshjeve. Mendoj që shumë shpejt do të bëhet e mundur kjo lidhje marrëveshje, dhe do të kemi punonjës të kualifikuar që do të plotësojnë nevojat e biznesit për punonjës të kualifikuar. Kështu që përpjekjet tona krahas rritjes së cilësisë dhe performancës përmes trajnimeve, do të shkojmë edhe tek dhënia e mundësisë për punonjës.'- tha Gega.

Burime për Report Tv mësojnë se bëhet fjalë për 30-40 mijë punonjës që do të punësohen në sektorin e fasonerisë dhe në atë të turizmit. Nga këta 15 mijë punëtorë pritet të punësohen në fasoneri. Sipas informacioneve paraprake aktualisht janë mbyllur diskutimet në institucionet vendase, të gjitha sugjerimet i janë dërguar shtetit në fjalë përmes trupës diplomatike, dhe pritet të merren komentet nga ky shtet.  Sipas burimeve në muajin qershor pritet firmosja e marrëveshjes nga vetë kryeministri Edi Rama.

Kapitali njerëzor tha ndër të tjera Gega në takim me bizneset, është sfidë edhe për sipërmarrjen e cila duhet të ndryshojë mënyrën se si i trajton.

“Jo vetëm në Shqipëri ka një krizë të kapitalit njerëzor, por është kryefjalë në të gjithë Evropën. Kjo do të thotë që duhet të jemi të vëmendshëm ndaj kapitalit njerëzor, në trajnimin e tyre, në mbajtjen e tyre dhe padyshim në dhënien e cilësisë, që ti shërbej juve dhe ekonomisë. Dhe të kenë një pagë të denjë për ta. Ka ardhur koha që punonjësi të mos konsiderohet si skllav por si partner i denjë që i jep biznesit vlerën e shtuar. Biznesi duhet të reagojnë mend pasi pasojat do të jenë të pakontrollueshme, dhe do të kemi më shumë mungesë në treg për krah të kualifikuar pune. Ne do punojmë që të plotësojmë kërkesat e biznesit për punonjës të kualifikuar”, pohoi Gega.

Nga viti 2019-2022 kanë marrë leje qëndrimi për arsye pune në Shqipëri 10.752 të huaj, ndërsa shpesh është ngritur shqetësimi se punonjësit e huaj që vinin në vend nga vende si Bangladeshi, Siria, Nepali etje, ishin të pakualifikuar, dhe e përdornin vendin si tranzit për tu zhvendosur në vendet e BE-së.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/05/2024 04:45

    /BENI/,izraelitet i kthyen zonat shkretetinore e gjysem shkretetetinore te Izraelit ne mrekulli te punes se njeriut per te mos folur per aftesite e tyre ne biznes-finance,kurse japonezet njihen per teknologjite e tyre,por dhe aftesite e punes e menaxhimit.Ne kemi nevoje me shume per tru se sa per krah pune.Pse Amerika sot eshte superfuqi,sepse vertet hapi deren per krah pune,por vete ama vajti e zgjodhi kokat e shkences nga gjithe bota.

    Përgjigju
  • Diku,: 09/05/2024 18:31

    Ja sa i eshte bere koka ketyre darrave, do marrin punetor te kualifikur nga Philipinet. para dy vitesh ishin Banagladesgi tani ky tjeri. nje mute tjetri shurre. cfare behet keshtu.

    Përgjigju
  • Iris: 09/05/2024 04:52

    Te pakten te kishin bere kontrate per japoneze e izraelite,do te vrisnim dy zogj me nje gur,se te dy jane popuj shume punetore e shume te zgjuar.Kurse keta idiotet tane shkojne e bejne kontrata per filipinas! Per cfare jane te njohur filipinasit ne bote?!

    Përgjigju
    • Mona: 10/05/2024 16:00

      Jan te njoftun per krah pune te lir.truri i ka ikur.shqiperis e po mendojn me e zevendesu. Kur nuk ka oferta per popullin e vet ta merr mendja do te kerkoj per ata rrezigall qe se din se cka i pret

    • Beni: 09/05/2024 08:44

      Ca zgjuarsie leshi kane japoneze e izraelite,se na i keni bere qenie superhumane,ti ke nevoje per krahe pune jo shkenctare.

  • Tirana: 09/05/2024 03:32

    Filipinaset kane profesion massage dhe pastrimin. Nejse nese jane profesioniste e din qeveria. Kjo behet me hupe identitetin e shqiptarve dhe me vu do lek kto te pushtetit. Koha eshte tregusi me I mire i kesaj baterdie. Duan qe bota mos te kete kombe por vetem turma

    Përgjigju
    • Naimi: 09/05/2024 20:17

      Pooo per te zhdukur identitetn Shqiptar po be Sorrosi , nuk e duan Popullin tone keta "Plera"

  • beni: 08/05/2024 23:09

    ore doli libri i ben blushit komploti - sikur ta paskerkesh ditur qerratai qe do ndodhte keshtu po me afgane jo me filipinas po crendesi ka m... per sh... nje ashtu do jene edhe keta. ta gezojme shpopullimin total te Shqiperise!

    Përgjigju
  • jari: 08/05/2024 23:02

    jam dakort me el chapon...sillni sa me shume kubane,,venezuelane,,kolumbiane....

    Përgjigju
  • el chapo: 08/05/2024 21:05

    na sjellni naj kubane a venezuelane oo Edo,se kta tonat sikur sja thojn shume haha

    Përgjigju
  • Beni: 08/05/2024 19:55

    Perralla,paci fat ne kete nisem,nje flluske ne uje do beni.Kur nuk jeni te afte te mbani qytetaret tuaj do jeni te afte ti merrni nga jashte.

    Përgjigju
    • Wchalors: 08/05/2024 21:41

      Ku e di ti se zdo Jen te afte ti mbajn? Na e shpjego pak

  • Eri: 08/05/2024 17:56

    Po mos e çani koken shqipe sepse qeverit ketu ne shqiperi i kemi len vet gjithmon e me shum qe te na injorojn, keto bishat jan te terbuar me shqiptaret sepse i duket e çuditeshme qe nuk po punojn me per rroga urije nga 10 ore ne dit pa dit pushimi dhe pa asnje lloj dinjiteti human, rroft edoviçi o çuna , ça te shkruaj tjeter

    Përgjigju
  • emigranti: 08/05/2024 17:16

    nuk ju vjen njeri me rtoga 400$...o hajdute te felliqur...bejeni rrogen minimale 1 milion leke ..po qe se doni shqiptaret ne shqiperi...

    Përgjigju
    • Pensionisti: 08/05/2024 21:08

      Shqipetaret e kane dashur punen ne vite e shekuj,per 45 vite u ngritenUniversitete,Uzina,Fabrika,Hidrocentrale e u zhvillua bujqesia,sot dalin ca " kunguj " e thone se jane pa shkolle e dije per turizem e fason, keta kunguj " kuadro " nuk e vrasin mendjen : PSE : harojne pagesat themeli i jetes, do vine Filipinez e do meren "vesh " si do i bejne kontratat e punes etj probleme qe do dalin gjate rruges. Leni zotrinj " kuadro " turisret e huaj po shikoni prodhimin vendas, ky do jete suksesi.

  • Tongtong: 08/05/2024 17:00

    Gallate, por feudaleve te rinj shqiptare nuk do ju eci kjo skeme dhe do i shperthej turinjve.

    Përgjigju
    • Wchalors: 08/05/2024 21:43

      E pse do u shperthej ne turinj?

  • Lui: 08/05/2024 15:29

    Ja ku po del dhe shpirti racist i shqiptarit. Se deri dje ankoheshim pse janë racistë popujt në Itali, Gjermani, Francë Greqi etj. Tani do e shikojmë se çfarë i ka bërë Saliu këtij populli që përveç se i shkatërroi ekonominë e fabrikat, Saliu gjënë më të keqe bëri që shkatërroi komplet sistemin arsimor në çdo fushë. Dhe tani që të krijohet një brez i kualifikuar, duhet dekada e dekada me rradhë. Kush nuk e kupton këtë, normal që nuk ka kuptuar asgjë nga ndryshimi i sistemit dhe e drejton gishtin nga Rama që është i fundit keqbërës. Ndryshimi i sistemit është thjeshtë në lirinë e fjalës. Sepse ligjet nuk zbatohen vetëm në komunizëm. Përkundrazi, në demokraci zbatohen ligjet shumë herë më shumë se në komunizëm. Por Saliu ia bëri dhe një tjetër dëm shqiptarëve. I frymëzoi turmat për të mos respektuar ligjin. Ptuu farë e keqe…

    Përgjigju
    • Lui: 08/05/2024 23:51

      Albatros, se cfare lidhje ka emigracioni ekonomik me copetimin e Shqiperise, vetem ti mund ta besh kete lidhje. Une thashe tjeter gje komplet dhe nuk mbrojta as Ramen dhe askend. Une thashe mendimin tim ne lidhje me problemin qe ka shteti shqiptar. Dmth ne kemi arritur deri ne kete pike qe te marrim punonjes te kualifikuar nga jashte sepse u shkaterrua arsimi ne pergjithesi dhe arsimi profesional ne vecanti. Nese ti do ishe nje manaxher i nje kompanie industriale dhe do doje te investoje ne kete vend, cfare punonjesish do merrje?! Nga keta mekaniket qe e kane mesuar zanatin me vesh sic thone muzikantet, apo do doje punonjes me shkolle qe te njohe metalet?! Keta “mekaniket” e sotshem nuk dine te bejne nje skice te vizatimit teknik. Lere pastaj ta zbatojne ne makineri. Apo do te flasim per sherbimin e hotelerise meqe kemi turizmin industri te pare. Te vjen kamarieri me shapka me gisht, shkelqen nga djersa dhe pastaj me zor flet ndonje fjale anglisht apo italisht. Per mos folur per menyren e sjelljes. Etj etj.., sepse ka ne cdo fushe mungesa te njohurive baze. Keshtu behet analiza, jo me pasionin “ patriotik” , qe ti na shet sikur te jesh Skenderbeu! Patrioti eshte me e veshtire ne kohe paqe, sepse kontributi yt duhet te jete ne sjellje prej qytetari, duke paguar taksat e shtetit e duke mbajtur paster ambjentin e perbashket. Keto vetem si fillim. Ti i ben keto mire? Se une jam shembullor ne te tilla gjera! Hajt mirembetsh!!!

    • Lui: 08/05/2024 23:33

      Taip lala, une nuk i bej yzmet karriges ne kete menyre sepse e kam fituar me djerse dhe pa asnje perkrahje politike apo financiare. Ti qe paske kete mendim, kam pershtypjen qe e ben vete meqe e ditke mire kete pune.

    • Taip lala: 08/05/2024 17:25

      Te paska ngel sahati te Saliu,si Rama si Saliu nji kallup jan ,puna esht,ti boji yzmet karrikes apo lekeve qe te mban Partia ,rroft Partia ✊️

    • Albatros: 08/05/2024 16:43

      Ti nuk behesh merak per dhpopullimin e Shqiperise por per majmunet e xhunglave Aziatike. Shqiptaret ankohen nga rracixmi sepse vendet Perendimore I Kane sulmuar, pushtuar, kolonizuar, skllaveruar, vjedhur, grabitur, djegur, madakruat, copetuar Shqiperine dhe Shqiptaret. Bota na ka borxh qindra Miliarde dollar demshperblime dhe nuk na i ka dhene por ne vend te demshperblimeve vazhdon na trajton si qen se Jane vemjet lepirese si tyqe qe Jane tradhetar dhe servila. Me jemi popull I vogel dhe kemi luftuar ndaj te huajve per mbijetese. Te marresh 40000 veta eshte nje ushtri qe me pare derdhej gjak per tambrojtur kete toke. Ne nuk kemi sulmuar, pushtuar, kolonizuar apo skllaveruar ndonje vend, komb apo shtet tjeter dhe nuk ja kemi per borxh asnje te huaj te vijete na kolonizoj Ashtu sic Kane bere me pare tehuajt me ndihmen e tradhetareve. Vendet si Izraelin, Sri Lanka, Japonia, Koreja Jane shume fanatike tembrojne kombin dhe rracen e vet. Ti do jesh ndonje Aziatik ose Serbo grek

  • Fiqo: 08/05/2024 15:24

    Ishalla spo harrojne te sjellin eskortat filipineze qe me 5-6 dollar i mban gjith naten

    Përgjigju
  • Mira: 08/05/2024 14:51

    Te gjithe politikanet duhen arrestuar per tradheti kombetare, dhe te denohen me varje.

    Përgjigju
  • Amerika latine: 08/05/2024 14:39

    Merrni nga amerik latine. Te pakten dine spanjisht dhe rritet turizmi me vende zhvilluara

    Përgjigju
  • arjan: 08/05/2024 14:15

    lamtumire Shqiperi, te desha shume po te mbushen me bythezi

    Përgjigju
    • Wchalors: 09/05/2024 03:52

      Kaq e ke patriotizmin ti?

  • Bariu: 08/05/2024 14:14

    Punetore te kualifikuar per te ujitur lulet para hotelit me zorre. Sillini, sillini, po u lidhni edhe nga nje GPS ne kembe se per dy jave do e kuptojne ku jane edhe do çajne ferren per Greqi. Jeni qe jeni, porosisni edhe ca drejtore administrate nga Pakistani se si shume kane rene ne burg kohet e fundit.

    Përgjigju
  • Klaus: 08/05/2024 13:53

    Fundi i Arberise! Do na permbysin me afrikane dhe aziatike!

    Përgjigju
  • Met: 08/05/2024 13:40

    Pronaret shqiptar kane nevoj per skllever jo per puntor te kualifikuar..

    Përgjigju
  • Shqiperia: 08/05/2024 13:37

    Bangladeshi

    Përgjigju
  • I.M: 08/05/2024 13:34

    Tregëtia e qënieve njerëzore nga shtetet përkatëse. Aty ku nuk jetojnë dot shqiptarët do jetojnë të huajt!? Nuk besoj

    Përgjigju
    • Philipinese: 08/05/2024 23:56

      Jeni popull dembel

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?