Shqipëria në karantinë! Nga mesnata, u ndërprenë të gjitha fluturimet nga Rinasi

22 Mars 2020, 22:05| Përditesimi: 23 Mars 2020, 08:18

  • Share

TIRANE- Mbrëmë në 23:59 u ndërprenë të gjitha fluturimet nga aeroporti i Rinasit me përjashtim të linjës së 'Air Albania' nga Stambolli.

Autoriteti i Aviacionit Civil e mori vendimin drastik në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

"Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli. Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, njofton aeroporti i Rinasit.

Por si duhet të veprojnë pasagjerët që kanë prerë biletat?

Për veprime të mëtejshme, TIA thekson se pasagjerët duhet që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Shqipëria me fqinjët i ka mbyllur kufijtë prej disa ditësh për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ndërsa nga mesnata me të gjitha vendet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 23/03/2020 04:21

    Kur të mbaroje kjo pune dhe të hapene kufijte ata me jorgote mos i hapni më!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?