Foto ilustruese

Shqipëria merr presidencën e BSEC-ut

15 Dhjetor 2023, 15:20| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 15:42

  • Share

Takimi i 47-të i Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ekonomit të Detit të Zi zhvilloi punimet sot në Stamboll.

Në këtë takim, Shqipëria u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia.

"Ai vlerësoi arritjet e kryesisë turke të BSEC-ut, si dhe shprehu edhe një herë gatishmërinë dhe përkushtimin e palës shqiptare për të mbajtur presidencën e radhës të kësaj nisme rajonale për një periudhë 6-mujore duke filluar nga janari i vitit të ri.

Në këtë kontekst, zv/ministri Kadia risolli përsëri në vëmendje arritjet konkrete të Shqipërisë në kuadër të presidencave të tjera si e Këshillit të Sigurimit, Procesit të Berlinit etj", njofton ministria.

Në fund të takimit pala turke dhe njëkohësisht kryesia aktuale e BSEC-ut, dorëzoi këtë presidencë duke ja kaluar palës shqiptare.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2023 23:52

    Kur dolem ne Detin e Zi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?