‘Shqipëria me sytë e mi’, afganët çelin ekspozitën në Shëngjin: Duam të falënderojmë shqiptarët për mikpritjen

6 Janar 2022, 20:56| Përditesimi: 6 Janar 2022, 21:27

  • Share

Këndvështrimi i refugjatëve afganë për Shqipërinë është prezantuar përmes një ekspozite fotografike. Ekspozita e titulluar "Shqipëria me sytë e mi" u hap në ambientet e resortit ku afganët po qëndrojnë prej 4 muajsh në Shëngjin.

Përmes fotove, ata kanë treguar bukuritë e natyrës dhe mikpritjen e popullit shqiptar.

"Me anë të kësaj ekspozite ne duam të falënderojmë shqiptarët për mikpritjen. Ne nuk do të harrojmë asnjëherë atë që Shqipëria bëri për ne, pasi ishte vendi i parë që na pranoi duke na strehuar në situatën në të cilën u ndodhëm.”

"Më pëlqejnë njerëzit këtu, mund t’i konsideroj si një familje, nuk ndihem si një i huaj por tashmë jemi pjesë të së njëjtës familje. Shqiptarët janë njerëz që flasin dhe veprojnë me zemër."

Ekspozita fotografike e realizuar nga refugjatet afgan tërhoqi vëmendjen e shumë të pranishmeve, ndërsa deputetja e Partisë Socialiste Etilda Gjonaj dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, garantuan mbështetje të vazhdueshme për ta.

Janë rreth 2 mijë afganë të strehuar në zonën turistike të Shëngjinit në Lezhë, prej shtator të 2021-shit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?