Shqipëria më pak e prekura në Evropë por sërish rritja e çmimeve tremb, ushqimet 13.7% më të shtrenjta! Qytetarët: Po kursejmë copën e bukës

22 Nëntor 2022, 21:26| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 09:22

  • Share

Shqipëria renditet pas Zvicrës, Islandës, Francës, Spanjës dhe Maltës, ndër vendet që kanë përjetuar rritjen më të lehtë të çmimeve në Europë, por ushqimet janë ata të cilat janë shtrenjtuar më shumë duke rënduar ndjeshëm buxhetin e familjeve shqiptare.

 “Pavarësisht se gjithçka është shtrenjtuar, Shqipëria vijon të renditet ndër vendet që kanë pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë. Sipas INSTAT, në tetor, rritja më e madhe e çmimeve prej 13,7 % vërehet në grupin 'Ushqime dhe pije joalkoolike”.

Për qytetarët kostot e produkteve më bazike sa vijnë dhe bëhen më të papërballueshme në përputhje me të ardhurat që kanë nga pagat mujore dhe pensionet.  

“Me shumë vështirësi i përballojmë. Të gjitha janë rritur. Kemi nisur të kursejmë ndopak.”

“ Shumë e kemi ndier rritjen e çmimeve.”

“E përballojmë me shumë vështirësi. Llogaria nuk del gjallë në botë. Kursejmë gjithadej. Nëse nuk ke kursim nuk ia del dot.”

Vështirësitë ekonomike i kanë detyruar shumë prej tyre të largohen nga vendi ose ta mendojnë si një alternativë të mundshme.

“Të merren masa sepse po ikën gjithë rinia sepse jeta është shumë e vështirë. Dhe familja dhe gjithë fisi im kanë ikur në Angli. Në Shqipëri ka vetëm pleq e plaka.”

“Qeveria të shohi me politikat e tij pleqtë dhe pensionistet”

Sipas INSTAT buxhetet e familjeve janë rënduar më shumë për nevojat minimale të përballimit të jetesës, teksa ushqimet zënë rreth 42% të peshës totale të shpenzimeve, kundrejt 12% që është ky tregues në Europë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 22/11/2022 23:08

    Po mir instati QE Ben statistika e thot Jan ngritur cmimet me Pak se ne vendet e tjera per ca e ka? Per televizor me ngjyra.frigoriferi.ambazhuri? Per ca e ka se atje Ju na vret ne te ushqimi ja kann shkerdhy ropt me cmimet Jan ngrit minimumi NGA 50% e rrogat sa i ngriti padishahu i madh? 7 apo 10%= duke filluar NGA Viti tjeter

    Përgjigju
  • Vlore: 22/11/2022 21:59

    Bravo Instat jua dhe sinjalin bastardeve te rrisin edhe pak me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?