Flamuri shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian

Shqipëria marrëveshje me Bashkimin Europian kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

9 Dhjetor 2022, 17:57| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 17:59

  • Share

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare, ku nënshkroi me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson, Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit.

“Ky dokument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Europian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Europian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe prë ruajtjen e vlerave e parimeve themlore të BE-së”, u shpreh ministri Bledi Çuçi.

Marrëveshja krijon një kuadër ligjor më solid e të përfafruar me BE-në, por na mundëson gjithashtu të përmirësojmë kapacitetet tona për të përballuar kompleksitetin e çështjeve të sigurisë që lidhen me terrorizmin. Ajo është në përputhje të plotë me dokumentet tona strategjike në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?