Shqipëria, Italia e Sllovenia, të bashkuara në një operë! Eksodi i ’91-shit e melodia e cyrlës dyjare në katedrale

6 Shtator 2023, 15:52| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 00:02

  • Share

Një projekt i ideuar dy vjet më parë. Opera me një akt të vetëm “Viti i Aurorës: 1991” u performua mbrëmjen e së martës në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.

Për plagët e së shkuarës dhe shpresën e së ardhmes, 2 kompozitorë nga Italia e Sllovenia si dhe studenti shqiptar Erli Lila, punuan mbi libretin e Grazia Coppolecchia që ka realizuar gjithashtu regjinë.

Nën dirigjimin e Massimiliano Piccioli-t, muzika e kësaj vepre rinore u luajt nga orkestra klasiko-popullore ‘Spam’. Pjesë e saj janë 21 instrumentistë harqesh e instrumentesh popullorë, ndër të cilët 9 përfaqësojnë Shqipërinë.

Melodia e cyrlës dyjare, tipike e vendit tonë, u luajt nga instrumentisti Bruno Gjeçi.

Viti 1991 si dhe personazhet shqiptarë Gonxhja e Sokoli ‘thërrasin’ në historinë që zhvillohet eksodin shqiptar në brigjet e Italisë, ndërsa simbolika e Aurorës, nisjen e një dite të re.

Opera do të vijojë rrugëtimin e saj drejt Sllovenisë këtë të enjte.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?