Shqipëria i rikthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona, pjesë e trashëgimisë kulturore

15 Dhjetor 2023, 18:27| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 18:36

  • Share

Janë 20 ikona, pjesë e trashëgimisë kulturore që i rikthehen Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, pas më shumë se një dekade kur në vitin 2013 u sekuestruan bashkë me 456 ikona të tjera nga policia e shtetit.

Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ministja e Kulturës Margariti e vlerësoi akt historik.

 “Për të ardhur në momentin e sotëm na është dashur një rrugëtim i gjatë, prej gati një dekade; shumë bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar dhe jemi të kënaqur të ndajmë me ju rezultatin e arritur, që përforcojnë dedikimin tonë në luftën kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore” tha Elva Margariti.

Homologia nga Maqedonia e Veriut vlerësoi gjestin e shtetit shqiptar.

‘Në këtë gjest si shprehje miqësie nga ana e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama dhe koleges sime, ministres Elva Margariti, ne njohim jo vetëm mesazhin politik të respektimit të detyrimeve të marra si shtet, por shumë më tepër ne njohim mesazhin e marrëdhënies etike dhe morale, si dhe vlerësimin e pasurisë së mbrojtur kulturore maqedonase”.

Marrëveshja për kthimin e 20 ikonave në vendin e origjinës u nënshkrua gjatë mbledhjes së dy qeverive në 14 nëntor 2022 në Shkup, ku u ekspozua në mënyrë simbolike ikona e “Shën Ilisë”.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?