Aleksandër Lukashenko

Shqipëria i bashkohet sanksioneve evropiane të radhës për Bjellorusinë! Qëndroi aleate e Rusisë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës

22 Gusht 2023, 22:35| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 22:37

  • Share

Shqipëria i është bashkuar Perëndimit për vendosjen e sanksioneve për Bjellorusinë, për mbështetjen e kësaj të fundit ndaj Rusisë që prej fillimit të agresionit në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Sipas njoftimit zyrtar nga Këshilli i Evropës, janë pesë shtete (mes të cilave Shqipëria), të cilat i janë bashkuar sanksioneve.

Katër të tjerat janë Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Ukraina.

Po ashtu, edhe vende si Islanda, Liechtensteini apo Norvegjia janë bërë bashkë në këtë listë sanksionesh.

Ajo fillimisht është bërë publike më 3 gusht 2023 dhe në të përfshihen 38 individë dhe tre kompani bjelloruse, të cilat shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Duke pasur parasysh peshën e situatës në Bjellorusi dhe përfshirjen e saj në agresionin rus kundër Ukrainës, 38 individë dhe tre subjekte, duhet të përfshihen në listën e personave fizikë dhe juridikë, subjekteve dhe organeve që i nënshtrohen masave kufizuese”, shkruhet në njoftimin zyrtar nga Komisioni Evropian, sa i takon këtyre sanksioneve.

Një muaj më parë, Shqipëria iu bashkua po ashtu paketës së 11-ë të sanksioneve evropiane kundër Rusisë, së bashku me disa vende të tjera të rajonit dhe vende të cilat nuk janë anëtare në Bashkimin Evropian.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/08/2023 23:30

    Vendet perendimore po i detyrojne ato vende qe jane te pafuqishem so ne te vendosin sanksione kundra vendeve qe nuk bejne politiken e tyre , edhe Kina dhe Turqia dhe shume e shume vende nuk e sanksionuan Rusine dhe nuk pashe qe ti sanksiononte njeri kurse Bjellorusia nuk ka peshe si keto vende dhe gati ta shkaterrojne ja ky eshte perendimi i eger qe e mban veten per demokratik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?