Shqipëria humbet tre pozicione në FIFA, Kosova një! Renditjen e muajit tetor e kryeson Belgjika (VIDEO)

22 Tetor 2020, 12:34| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 14:52

  • Share

Kombëtarja humb tre pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor duke u renditur në vendin e 69-të nga 210 ekipe.

Barazimet në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë nuk lanë një shije të mirë në skuadër dhe ambientin rreth Kombëtares por tashmë ndikojnë edhe në renditjen e përmuajshme të FIFA-s ku Shqipëria nga vendi i 66-të që mbante një muaj më parë në pozicionin numër 69-të për muajin tetor.

Nga 1351 pikë djemtë e Edoardo Rejas zbresin në kuotën e 1345 pikëvë ne FIFA. Kazakistani rivali i radhës në Ligën e Kombeve pozicionohet i 119-ti , Bjellorusia mban vendin e 90-të dhe Lituania është e 130-ta në FIFA.

Jo vetëm Shqipëria por edhe Kosova ka humbur pozicione në renditjen e muajit tetor. Dardanët kanë rënë me një pozicion dhe mbajnë vendin e 117-të. Renditjen e Fifas e kryeson Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?