Shqipëria humbet një pozicion në FIFA, Maqedonia e Veriut ngjitje galopante pasi eliminoi Italinë

31 Mars 2022, 13:23| Përditesimi: 31 Mars 2022, 13:26

  • Share

Shqipëria si pasojë e dy miqësoreve në muajin mars ka humbur një pozicion në renditjen e FIFA-s, duke u renditur e 66 në Botë. Humbja me Spanjën dhe barazimi me Gjeorgjinë nuk kanë patur asnjë indikacion pozitiv për kuqezinjtë, ndërsa komplet e kundërta ndodhi me Maqedoninë e Veriut.

Eliminimi i Italisë në ‘play-offet’ e Botërorit i ka dhënë kësaj kombëtarje 5 pozicione plus. Nga vendi i 67 Maqedonia e Veriut për muajin mars renditet në vendin e 62.

Sa i përket vendeve të para, kreun e ka marrë Brazili, duke zbritur në vendin e dytë Belgjikën. Në vendin e tretë është Franca, e katërta Argjentina, Anglia e pesta dhe Italia e gjashta, që nuk humb pozicion pavarësisht mbetjes jashtë Botërorit. Gjermani është Akoma jashtë 10 vendeve të para.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?