Turistë në Tiranë

Shqipëria heq vizat me 5 shtete, afati deri në 31 dhjetor 2024

11 Mars, 18:05| Përditesimi: 11 Mars, 18:14

  • Share

Me propozim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për heqjen e vizave me afat të kufizuar për 5 shtete, me qëllim rritjen e numrit të turistëve.

Në kuadër të vendimit të miratuar në 5 mars, Shqipëria heq vizat me Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Tajlandën.

Qytetarët e këtyre shteteve mund të hyjnë në vendin tonë vetëm me pasaportë, deri në 31 dhjetor të vitit 2024.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e vizave me 5 vende

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?