Majlind Lazimi dhe miku i tij nga Afganistani, Haseeb

Kronikë

Shqipëria ‘hapi dyert’ e shtëpisë për afganët, 2 miq të vjetër ritakohen pas 13 vitesh, ish-drejtori i Postës: Me Haseeb kemi studiuar bashkë

5 Shtator 2021, 18:22| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 18:24

  • Share

Një takim me një mik të vjetër, sado në rrethanat e jashtëzakonshme të bën gjithmonë nostalgjik dhe të zgjon kujtime të bukura.

Pas zhurmës kaotike të luftës dhe krismat e armëve, Haseeb, një prej afganëve që tashmë është i sigurt në Shqipëri, është takuar pas 13 vitesh me një mik, Majlind Lazimi, ish-drejtorin e postës shqiptare.

Lajmin e ka bërë pikërisht ky i fundit, i cili ka postuar edhe një fotografi së bashku me Haseeb nga Shëngjini, me të cilin kanë studiuar së bashku në Universitetin e Qipros.

Pas 13 vitesh, në rrethana të paimagjinueshme, në një kohë kur Shqipëria i hapi dyert e shtëpisë afganëve, dy miq u ritakuan.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?