Republika e Shqipërisë ka vendosur të hapë konsullatën e saj në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u përcaktua hapja e saj në Strugë. Qeveria vendosi se shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor do të përballohet nga buxheti i vitit 2020.
Vendim për hapjen e konsullatës së përgjithshme të republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
2. Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Lajmi kryesor: