Instalacioni 'Shqipëria është Biodiversitet'

‘Shqipëria është Biodiversitet’, instalacion në sheshin ‘Skënderbej’ me speciet unike të Shqipërisë

4 Tetor 2023, 11:24| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 11:37

  • Share

“Shqipëria është Biodiversitet”, një instalacion tashmë i vendosur në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, i cili ka për synim ndërgjegjësimin mbi ekosistemet dhe speciet fantastike që banojnë në vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së tyre. Vepra e artit është realizuar duke u frymëzuar nga mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar dhe në të janë të gjitha speciet unike që ka Shqipëria.

Duke konsideruar artin si një mjet të shprehjes dhe interpretimit, “Shqipëria është Biodiversitet” vjen si punë që synon të nxisë kureshtje, reflektim dhe diskutim të hapur mbi kërcënimin e vazhdueshëm ndaj botës së egër në Shqipëri.

Instalacioni do të jetë i vendosur në qendër të Tiranës deri më 22.10.2023. Gjatë këtyre tre javëve do të zbatohen fushata edukative të dedikuara për fëmijë të grupmoshave të ndryshme, si dhe aktivitete të ndryshme publike si diskutime, shfaqje filmash, performanca artistike, etj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?