Shqipëria e para në rajon për qeverisjen digjitale, Rama: Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve dhe i japim shqelmin korrupsionit e radhëve për marrjen e një dokumenti

20 Prill 2022, 12:16| Përditesimi: 20 Prill 2022, 12:17

  • Share

1649749345_RAMA2.jpg

Vendi ynë renditet i pari në rajon për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale, duke lënë pas edhe shtete të Bashkimit Evropian. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson se në 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe do t’i jepet një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave e zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.

‘Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.’- shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Raporti i BERZH: Shqipëria e para në rajon për qeverisjen digjitale, lë pas vendet e BE! Rama: Me 30 prill mbyllim të gjitha sportelet, i japim një shqelm korrupsionit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?