Kombëtarja e vajzave

Shqipëria e femrave pëson 6 gola në Hungari, e mbyllim Ligën e Kombeve me vetëm një pikë! Vajzat e Grimës bien në Ligën C

5 Dhjetor 2023, 21:12| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 21:13

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra është mundur 6-0 nga Hungaria në udhëtim. Vajzat e Armir Grimës nuk e kanë pasur forcën për të marrë pikë në transfertë, teksa e mbyllin këtë aventurë në Ligën B të Ligës së Kombeve në vendin e fundit me vetëm një barazim dhe pesë humbje.

Sfida në Hungari u dominua nga vajzat vendase, me portieren Hyska që e nxorri sferën gjashtë herë nga rrjeta. Në pjesën e parë vendaset shënuan me Csiszar (dopietë), Kajan dhe Turanyi, për të vijuar sërish me Csiszar dhe Zeller në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Vajzat kuqezi ishin nervoze në lojë, çka e tregon fakti i pesë kartonave të verdhë. Berisha, Maliqi, Gjergji, Hyska dhe Franja u ndëshkuan. Në grupin 1 të Ligës B, vendin e parë e mban Irlanda me 18 pikë që ngjitet në Ligën A, teksa Shqipëria si e fundit me vetëm një pikë zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve, për të vijuar në mars me ndeshjet e radhës.

Hungaria dhe Irlanda e Veriut që ishin në grup me Shqipërinë qëndrojnë në Ligën B.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?