Kryeministri Edi Rama

Shqipëria e 3-ta në botë për rritjen e fluksit të turistëve! Rama: Tirana la pas qytetet më të preferuara për turizmin

5 Shtator 2023, 12:50| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 12:57

  • Share

Sipas të dhënave nga Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thotë se referuar këtyre të dhënave, Tirana është e dyta për nga numri i vizitorëve, duke lënë pas shumë qytetet të konfirmuara prej dekadash në turizëm.

"Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm".

Ndërkohë, dy ditë më parë, Shqipëria rezultoi e para në Europë për rritjen e fluksit të pasagjerëve në Rinas, me 119%.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/09/2023 00:52

    Po per industrite e lehta e te renda te satet jemi,po per te ardhura ekonomike-financiare?

    Përgjigju
  • Lira: 05/09/2023 15:18

    Me siguri qe ka punuar fort Vilma Bello per turizmin hahaha...vaj medet ky popull qe mban ne keto ministri njerez te tille qe s jane gje tjeter veçse KALI i Trojes,pa intergritet.Nejse nuk duhet t'ia ulim fare vlerat shkruan bukur esetè per detin...

    Përgjigju
  • Or tej: 05/09/2023 14:33

    Parti Enver jemi gati kurdohere or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Tutu: 05/09/2023 13:54

    E bete boze kete muhabet….!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?