Shqipëria drejton në qershor Këshillin e Sigurimit, Rama takon në New York Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Krenar, arritje përtej çdo lloj imagjinate

31 Maj 2022, 16:48| Përditesimi: 31 Maj 2022, 17:29

  • Share

NEW YORK-Kryeministri Rama është takuar sot në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillin e Sigurimit. Rama dhe Antonio Guterres ku diskutuan për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB, dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

“New York, Kombet e Bashkuara, krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë.  Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadrin e kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor. Ndërkohë që Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës. Kryeministri Rama, në këtë vizitë është së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Paraditen e 2 qershorit, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës. Vënia para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit ndërkombëtar, qofshin shtete apo individë, kërkon bashkëpunim të fortë të gjithë shteteve paqedashëse, duke filluar me anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Debati i kryesuar nga kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Takimet e kryesuara nga kryeministri Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror, të tillë si:

  • Debat i hapur drejtuar nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, mbi tematikën Gratë, Paqja dhe Siguria, me nëntemë “Roli i organizatave rajonale për zbatimin e GPS në situata trazirash politike dhe marrje pushteti me dhunë” (15 Qershor);
  • Sesion informimi, drejtuar nga Ministrja e Jashyme Olta Xhaçka, mbi bashkëpunimin mes OKB dhe organizatave rajonale, ku do të ftohet Bashkimi Europian  (16 qershor);
  • Debat i hapur mbi Metodat e Punës të Këshillit të Sigurimit, drejtuar nga Ambasadori i RSH në OKB, NY (28 qershor).

Nga 1 janari 2022 Shqipëria u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.

Ora 17:50
Rama takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: Vlerësoi performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në OKB Linda Thomas Greenfield.

“New York, Kombet e Bashkuara - Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”, shkruan Rama.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fadil: 31/05/2022 19:07

    Lajm shume i bukur.Tregoni qe shqiperia ka fituar besim me politiken e jashtne edhe nga shtetet e medha

    Përgjigju
  • krenar: 31/05/2022 19:02

    z. Rama perher merr vendimet dhe hapat e duhur per ta ber vendin tone nje vend sa me te mire. keshtu jemi dhe me pran vendeve perendimore dhe duke e zhvilluar vendin akoma me shume

    Përgjigju
  • Koco: 31/05/2022 18:34

    Fale z.kryeministrit shqiperia ka par hajer.Ky esht nje hap shum i madh per vendin tone me fat qe e kemi

    Përgjigju
  • LORA: 31/05/2022 17:49

    Lajm i bukur, per shqiptarine.

    Përgjigju
  • era: 31/05/2022 17:05

    Shqiperia ka fituar besimin e vendeve perndimore fale punes se paloshur te qeverise Rama.Bravo ju qofte qe po e ngrini shqipperine lart ne nje kohe rekord.

    Përgjigju
  • Alkeo: 31/05/2022 17:02

    Shpresoj qe ky takim me sekretarin e pergjithshem te OKB ti ket shkuar mjafte mire

    Përgjigju
  • Elsa: 31/05/2022 17:01

    Shqiperia ska qen kurr kaq lart fale kryeministrit tone sot po shohim drite

    Përgjigju
  • Ani: 31/05/2022 17:00

    Nje hap shume i madh per vendin tone qe gjithmon ka qen pro demogracis dhe vendeve perbdimore

    Përgjigju
  • Ana: 31/05/2022 17:00

    Fale jush zoti rama vendi yne po sheh mundesi qe nuk ishin pare me pare. Ju pergezoj

    Përgjigju
  • Elona: 31/05/2022 16:58

    Nje hap tjeter i madh per shqiperine gjithmone ne krah te vendeve demokratike gjithmone pro vlerave perendimore

    Përgjigju
  • Era: 31/05/2022 16:58

    Sot shqiperia ka nje rol me aktiv ne arenen nderkombetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?