Këshilli i Sigurimit në OKB

Kronikë

Shqipëria drejt arritjes së madhe në diplomaci, më 11 qershor pritet të zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB

24 Maj 2021, 16:43| Përditesimi: 24 Maj 2021, 17:08

  • Share

Në qershor Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në Neë York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do te jene anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Votimi do të mbahet më 11 qershor dhe Shqipëria është kandidatura për të përfaqësuar Evropën Juglindore në këtë institucion kaq të rëndësishme për politikën dhe sigurinë globale  Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria ecën e sigurt drejt zgjedhjes dhe marrjes së konfirmimit, kur i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare.

Ambicien për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit Shqipëria e ka shfaqur që në shtator të vitit 2018. Pas Presidencës së OSBE-së, kjo do të ishte një arritje edhe më e madhe. Nëse konfirmohet më 11 qershor, SHqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022. 

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdorë edhe forcën në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

Ka dy lloje shtetesh në Këshillin e Sigurimit: 5 shtete anëtare të përhershme dhe 10 shtete të zgjedhura. ShBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia janë shtetet anëtare të përhershme.  10 shtetet e zgjedhura kanë ulëse në KS për një mandat 2-vjeçar. Një nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore, pjesë e së cilës është edhe Kosova dhe Shqipëria sipas OKB-së.

Axhenda e Asamblesë së Përgjithshme më 11 qershor

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Web: 24/05/2021 16:55

    Kujt I plasi trapi, vazhdon budallalliku mediati, e Kujt i duhet nje idiotllik i tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?