Stërvitja e përbashkët e Britanisë dhe Shqipërisë

FOTO/ Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar zhvillojnë stërvitje të përbashkët mbrojtjeje: Mësojmë nga njëri-tjetri

19 Dhjetor 2022, 14:45| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 14:54

  • Share

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer ditën e sotme një stërvitje të përbashkët mbrojtje. Qëllimi i stërvitjes, ishte që personeli të ndante eksperiencat e tyre te veçanta dhe të mësonin nga njëri tjetrit.

Britania dhe vendi ynë kanë një kulturë të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti së bashku. Gjatë këtij viti për një muaj Regjimenti i Operacioneve Speciale Shqiptare dhe trupat nga Brigada e Operacioneve Speciale të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së pestë Strong Eagle.

“Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë një kulturë të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti së bashku. Këtë vit, gjatë një muaji, Regjimenti i Operacioneve Speciale Shqiptare dhe trupat nga Brigada e Operacioneve Speciale të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së pestë Strong Eagle. Qëllimi i stërvitjes ishte që personeli nga çdo vend të mësonte nga njëri-tjetri, të forconte marrëdhëniet ekzistuese profesionale dhe personale dhe të punonte drejt zhvillimit të aftësive të Forcave Speciale Shqiptare.”- shkruhet në njoftim.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?