Shqipëria dhe Greqia arrijnë
marrëveshjen për kufirin detar
Kotzias: Mbështesim Shqipërinë në BE

11 Nëntor 2017, 19:42| Përditesimi:

  • Share
Shqipëria ka arritur marrëveshjen me Greqinë për çështjen e kufirit detar. Sipas burimeve të Top Channel pala greke ka pranuar se me marrëveshjen e viti 2009 Shqipëria humb sovranitet në territor ndaj dhe është rënë dakord që të ketë një ndarje të re.

Pikërisht për këtë do të ketë referime të reja në terren, nga të cilat Shqipëria nuk do të humbë asnjë metër katror sipërfaqe. Duket se çështja e varrezave të të rënëve të ushtarëve grekë në Luftën e Dytë Botërore do t’i bashkangjitet listës së çështjeve të mbyllura mes dy vendeve. Pala greke insistoi se bëhet fjalë për një çështje humane, ndaj dhe si e tillë duhet të trajtohet.

Për çështjet konsullore tashmë është rënë gjithashtu dakord dhe mbetet për të përfunduar formulën sesi do të aborgohet në praktikë edhe kjo çështje. Për ligjin e luftës, palët kanë sjellë me vete edhe ekspertizën ndërkombëtare, ndërsa pala greke ka hulumtuar me presidencën për mënyrën ligjore të heqjes së ligjit në fjalë.

Për këtë temë ka një shqyrtim të presidencës greke, e cila ka vlerësuar se heqja e ligjit mund t’i bashkangjitet traktatit të ri të miqësisë, i cili do të formulohet në muajt në vazhdim.

Bushati dhe Kotzias vijojnë së bashku me grupet negociatore prej ditës së premte bisedimet në Kretë për të gjetur një zgjidhje për çështjet e vjetra mes palëve, ndërsa deri tani tre marrëveshje janë arritur, në pritje të ligjit të luftës dhe çështjes çame.

Nesër dy ministrat e Jashtëm pritet që të dalin në një deklaratë për mediat për të zyrtarizuar marrëveshjet që janë arritur mes dy vendeve. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?