Oliver Varhelyi

Shqipëria pjesë e Mbrojtjes Civile të BE-së, komisioneri Varhelyi: Një tjetër hap madhështor! Qëndrojmë bashkë në fatkeqësi

19 Nëntor 2022, 13:24| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 13:30

  • Share

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka konsideruar një hap të madh anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi u shpreh se ky mekanizëm, ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën e shumë vendeve.

“Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë anëtare e EUCivPro , sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive. Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën së bashku”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Gjashtë muaj pas kërkesës për anëtarësim, KE iu përgjigj pozitivisht Shqipërisë me firmosjen ditën e djeshme të marrëveshjes, nga Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lnarcic dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në fjalën e tij, komisioneri përmendi tërmetin dhe zjarret me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit duke thënë se njësitë europiane iu gjendën menjëherë pranë për t'i ndihmuar. Po ashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të mbrojtjes civile në vendin tonë në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë dhe të kursehen para.

Kryeministri Edi Rama e cilëson si një hap më pranë BE-së, anëtarësimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtarë e Mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile. Sipas kryeministrit Edi Rama, sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët.

Mekanizmi  i mbrojtjes civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. Themeluese e agjencisë është Komisioni Evropian (KE) i cili luan rol kyç në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke kontribuar me mbi 75% të kostove të transportit. Përveç shteteve anëtare të BE-së, aktualisht janë edhe gjashtë shtete tjera pjesëmarrëse në këtë mekanizëm duke filluar nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Islanda, Norvegjia dhe Serbia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?