Shqipëria 60 vite në UNESCO, Kumbaro: Është dorëzuar dosja edhe për Liqenin e Ohrit

16 Tetor 2018, 15:50| Përditesimi: 16 Tetor 2018, 16:45

  • Share

Shqipëria 60 vite në UNESCO. U përkujtua sot nëpërmjet një konference festa e anëtarësimit  të trashëgimisë sonë, nga Butrinti, Gjirokastra dhe Berati, apo edhe isopolifonia, si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, të Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri për Europën edhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës që u mbajt sot ndalën tek puna e bërë ndër vite nga specialistët e trashëgimisë, deri tek diplomatët që kanë lobuar që këto vlera unike të jenë pjesë e UNESCO-s

Ishte e vështirë vendosja e kësaj rruge komunikimi me UNESCO-n në lëmin e para viteve nëntëdhjetë. Ishte komunikim i pjesshëm, i cunguar dhe i pavërtetë. Kjo ishte edhe arsyeja pse hapi i parë domethënës me UNESCO-n erdhi në vitin 1992 me pranimin e Butrintit në sitet e mbrojtura të trashëgimisë botërore.

Mirela Kumbaro, ministre 

Berati dhe Gjirokastra janë pjesë e UNESCO-s, si një sit i vetëm. Gjirokastra është anëtarësuar në vitin 2005, ndërsa Berati në vitin 2008.

Parku kombëtar i Butrintit u shpall Monument Kulture në vitin 1948. Në vitin 1992 u përfshi në listën e pasurive Botërore të UNESCO-s.

Kodiku i Purpurt i Beratit është pjesë e UNESCOS, si Memoria e botës. Isopolifonia shqiptare, pjesë e trashëgimisë shpirtërore është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Shpirtërore të UNESCO-s më 25 nëntor të vitit 2005.

Ndërkohë, është dorëzuar edhe dosja për t’u pranuar në UNESCO edhe një pjesë e Liqenit të Ohrit që shtrihet në Republikën e Shqipërisë. 

Një pjesë e Ohrit dhe Prespa, janë biosferë, brenda pasurive në UNESCO, ndërsa liqeni i Ohrit është dosje për trashëgiminë mikse natyrore dhe kulturore, dhe dosja është përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedit dhe Ministria e Kulturës. 

Komento

Komente

  • Emigranti: 16/10/2018 20:07

    Moj mender ministre kukull;bustin e Ismail Qemalit qe eshte buze shetitores Deshmoret e kombit a e keni pare se ne cfar gjendje eshte katandisur???apo dhe kete do ta marre uneskua!?

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/10/2018 17:52

    Ik moj.....shkatërruat vendin për 28 vjet! Vodhët, dogjët e shkatërruat. Yyyyyyyt !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?