Pajisjet e sekuestrauara

Shqetësuan banorët duke vënë muzikë të lartë në lokale, nën hetim dy menaxherë lokalesh në Tiranë

22 Qershor 2023, 09:06| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 09:12

  • Share

Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës, pasi vendosën muzikë të lartë në lokalet që menaxhonin, duke shkaktuar shqetësim dhe prishje të qetësisë për banorët përreth.

Gjatë kontrolleve të kryera në kryeqytet, në një lokal në Yzberisht dhe në një lokal në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët. 

Për pasojë uniformat blu kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për secilin nga menaxherët e lokaleve.

Konkretisht janë vënë në hetim A. B., 32 vjeç, dhe K. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për prishje të qetësisë publike.  

Ndërsa pajisjet që gjeneronin muzikën u sekuestruan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?