'Shqetësim serioz situata ekonomike', Basha kritikon qeverinë: Ka lënë vetëm qytetarët dhe bizneset, janë në ankth për të ardhmen (VIDEO)

12 Maj 2020, 10:11| Përditesimi: 12 Maj 2020, 12:08

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në 'facebook' thotë se për qytetarët dhe bizneset është bërë një shqetësim shumë i madh ekonomia, pasi qeveria nuk i ka ndihmuar në këtë periudhë pandemie. Sipas Bashës qeveria Rama ka braktisur si qytetarët ashtu edhe bizneset, të cilët janë në ankth për të ardhmen.

"Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.

Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare,"-shkruan Basha.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 12/05/2020 12:30

    O Lulaq? Te doli gjumi? Po ik o bej shurren ?

    Përgjigju
  • SHAL NGJITMI: 12/05/2020 10:19

    Po ti mor kriminel të digjet shpirti për kta njerëz prandaj i vodhe te ruga e kombit prandaj i vrave me 21 janar mor vemje e ndyr e tani del e takon ça plera që ti i ke paguar e bën teatër se ti duhesh pështyr në fytyr.

    Përgjigju
    • Une them ...: 12/05/2020 13:16

      Mos ta peshtyme por ta dhje*** ne surrat.

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?