Shpresat për vaksinën kundër kancerit, çifti i shkencëtarëve që krijuan 'Pfizer-in' japin lajmin e mirë

16 Tetor 2022, 19:22| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 21:37

  • Share

Vaksinat kundër kancerit mund të jenë të aksesueshme për pacientët brenda dekadës së ardhshme, kështu kanë thënë çifti i mjekëve, krijues të një prej vaksinave të suksesshme kundër Covid-19.

Profesorët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci thanë se ata hezitojnë të thonë se mund të gjejnë një kurë për kancerin, por se ata kanë pasur "përparime" për të cilat do të vazhdojnë të punojnë. Çifti bashkëthemeluan BioNTech në Mainz, Gjermani, në vitin 2008, ku ata kanë punuar për të parë imunoterapitë e kancerit të përshtatura për pacientët individualë dhe kanë zhvilluar vaksinën Pfizer/ BioNTech Covid.

I pyetur se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, Sahin tha se kjo mund të ndodhë "para vitit 2030".

Ndërsa Tureci tha: ‘Si shkencëtarë ne gjithmonë hezitojmë të themi se do të kemi një kurë për kancerin’, përpara se të shtonte: Ne kemi një sërë përparimesh dhe do të vazhdojmë të punojmë për to.

Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19, e cila u përhap gjerësisht në pandemi, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.

Për këtë vaksinë  u përdorë teknologjia mRNA, e cila u risoll në pandemi dhe çifti tha se përvoja ka ndihmuar për të nxitur punën e tyre. Ndërsa vaksinat konvencionale prodhohen duke përdorur forma të dobësuara të një virusi, mARN-të përdorin vetëm kodin gjenetik të një virusi.

Një vaksinë mRNA injektohet në trup, ku hyn në qeliza dhe u thotë atyre të krijojnë antigjene të cilat më pas njihen nga sistemi imunitar dhe e përgatisin atë për të luftuar sëmundjen.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?