‘Shpikën 100 justifikime për të gjetur diçka keq’ Ronela Hajati nuk ‘gjen paqe' me Eurovisionin: Në Spanjë nuk u morën me veshjen time (VIDEO)

11 Korrik 2022, 22:34| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 22:49

  • Share

Ronela Hajati ka qenë së fundmi në një festival në Spanjë ku duket se është pritur shumë mirë nga publiku.

Në skenë u ngjit me një version të ri të këngës “Sekret”. Teksa ka publikuar një video nga performanca e saj në Madrid, Ronela ka sjellë në vëmendje kritikat që mori gjatë ‘Eurovision”.

Ajo shkruan se askush nuk u mor me veshjen e saj dhe nuk nxori justifikime për të gjetur diçka keq.

“Ne fakt dje nuk u mor njeri as si isha veshur as nuk shpiken 100 justifikime per te gjetur patjeter dicka keq… Po ne fakt jemi ne Spanje dhe si kudo ne Europe cdo perfaqesues i shtetit pavarsisht cdo lloj rezultati kane pasur suportin pozitiv te mediave gjjthmone! Nejse , versioni i ri i “SEKRET” i beri dhe njehere tjeter njerzit te kendojne shqip!”-shkruan ajo.

Shumë gjëra i solli “Eurovisioni” Ronela Hajatit, përveç finales ku nuk arriti të kualifikohej. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jo: 12/07/2022 08:38

    Po ik mi trashythe se nuk meret njeri neper kto festivale palekse si puna e ksaj qe paske vajt zotrrote se ca ke vesh e sa ke hang ti. Aty njerzit kan ik per qef pa lek e nuk i ha se kush je ti e ca vesh, qe kshu mos rri veten me kto palo festivale qe iken

    Përgjigju
  • Iris: 12/07/2022 01:18

    Ronela,ne festivale te tilla verore qe tek ne jane shpesh falas,sepse te atij niveli jane,mund te vishesh,te perdridhesh e te kendosh si te duash.Ti aty nuk ke me vlere se sa tymnaja qe leshuan aty per efekte skenike,por Eurovizioni eshte dicka tjeter,perfaqeson vendin,votohesh jo vetem ti,por dhe vendi qe perfaqeson,keshtu qe kerkon nivel te larte ne te gjitha drejtimet,jo nivel tallavaje te denje per kabaret.Nese nuk e ke kuptuar kete,atehere mos konkuro me per te tilla kompeticione ne RTSH.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?