Dritan Dajti, katër policët e vrarë

Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë, SPAK kërkon sërish pushimin e çështjes ndaj tre gjyqtarëve

25 Shtator 2020, 14:22| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 14:34

  • Share

SPAK kërkon pushimin për të dytën herë të çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta ishin tre gjyqtarët që firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtit. Ata argumentuar se sipas ligjit i takon.

Gjykata herën e parë caktoi ca veprime shtesë, që janë kryer. Asnjë veprim nuk solli prova për korrupsion.

Vendimmarrjen e gjyqtareve nuk e vlerëson dot prokuroria, është e drejte apo jo, por vetëm Gjykata e Lartë.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Por me vendimin e Apelit të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm, dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?