Shpëtoni zemrën tuaj nga sëmundjet! Ylli Merja: Ja perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën

3 Korrik 2023, 12:26| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 12:29

  • Share

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin e zemrës, një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë. Me ardhjen e stinës së verës personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të tregojnë kujdes të shtuar pasi temperaturat e larta ndikojnë shumë në gjendjen e tyre shëndetësore. 

Sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja kemi disa problematika në sëmundjet e zemrës si:

·        Prishja e funksionit të zemrës si pompë, hipertensioni dhe hipotensioni – humbja e elasticitetit të arterieve dhe venave

·        Arterioskleroza – veshja nga brenda e mureve të arterieve me pllakëza yndyrore

·        Aritmia - prishet ritmi i punës së zemrës; takikardi, puls i lartë mbi 100 rrahje në minutë; bradikardi – puls i ulët nën 55 rrahje në minutë

·        Kardiomiopatia – ngushtimi dhe forcimi i musklaturës së zemrës nga teprica e hekurit, ndikimi i duhanit, etj

·        Infarkti i miokardit – bllokohen arteriet që ushqejnë muskulin e zemrës me gjak (trompoza, embolia)

·        Insufiçienca kardiale – stadi i fundit i sëmundjeve të zemrës, njeriu bëhet invalid

Simptomat kryesore të problemeve kardiake mund të jenë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi apo shpine midis shpatullave, vështirësi në ecje, dhimbje kur qëndrojmë, lodhje e vazhdueshme e pazakontë, nxirje buze, shtrëngim në kraharor, mpirje dhe zbardhje në pëllëmbën e dorës së majtë, pandjeshmëri e duarve dhe këmbëve, marramendje, nauze, humje oreksi.

Shkaktarët nxitës të sëmundjeve të zemrës, shprehet Merja – ndodhen pikërisht në tryezën tonë, pasi: konsumi i produkteve shtazore me tepricë rrit kolesterolin, toksinat bakteriale që ndodhen tek mishi dhe ushqimet e përpunuara ngurtësojnë muret e zemrës dhe arterieve, niveli i lartë i sheqerit në gjak lodh zemrën, pirja e duhanit trash gjakun e ngurtëson arteriet, mos tretja e mirë e ushqimeve, kapsllëku. Gjithashtu ankthi dhe stresi mund të shkaktojnë atak kardiak, shprehet Merja. Ndërsa ndjenjat e forta shkaktojnë rritje të pulsit të zemrës.

Për të mbajtur në kontroll të gjitha problematikat e zemrës, Ylli Merja rekomandon:

·        Konsumoni çdo mëngjes 2 thelpinj hudhër

·        Pini 1 gotë limoni në ditë

·        Hidhni në gjellë 1-2 lugë gjelle uthull molle

·        Pini 3x1 gotë në ditë çaj Kolestomer

·        Konsumoni një mëngjes me 3 lugë musli, 1 lugë boronicë dhe 1 lugë kafe me vjeshtull bredhi

·        Përdorini 1-2 vezë në javë, salmon dhe sardele 2-3 herë në javë, mish 1 herë në javë

·        Pini ekstrakt murrizi 2 x 25 ml në ditë

Perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën:

·        Hudhra, qepa, limoni (ulin LDL)

·        Kumbullat përmbajnë kalium, ushqejnë muskulin e zemrës

·        Domatet, përmbajnë likopen, luteinë, beta karoten të cilat ushqejnë muskulin e zemrës

·        Lakrat e kuqe dhe të bardha luftojnë kolestrelin e keq dhe shëndoshin zemrën

·        Frutat e thata si arra, bajamja, etj ulin kolesterolin

·        Vera e kuqe përmban flavonoide shumë të dobishme për zemrën (200 ml në ditë)

·        Tërshëra, soja, patatet ulin tensionin e lartë të gjakut

·        Çikorja, rradhiqja, lëpjeta, ulin tensionin

·        Murrizi lule dhe frut lufton arteriosklerozën

·        Çaji i gjelbër hollon muret e zemrës

·        Gjethet e ullirit, molla e egër ulin kolesterolin

·        Gjethet e luizës si limon ulin tensionin

·        Argjinarja përmirëson funksionin e mëlçisë

·        Likopsi shmang aritminë, ul takikardinë

·        Bari i bletës lufton ankthin, stresin si dhe atakun kardiak 

 

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?