Shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga kallot e këmbëve, thembrat e plasaritura dhe të çara. Ylli Merja: Ja kurat natyrale që mund ti bëni vetë në shtëpi

13 Mars 2023, 14:11| Përditesimi: 13 Mars 2023, 14:29

  • Share

Këmbët, ndonëse qëndrojnë të pa ekspozuara për pjesën më të madhe të vitit, kërkojnë të njëjtën përkujdesje dhe vëmendje që i kushtojmë edhe fytyrës, flokëve e trupit. Duke mbajtur peshën e gjithë trupit shpesh këmbët shfaqin edhe probleme të ndryshme që lidhen me mënyrën e jetesës, lodhjen, posturën apo me përdorimin e këpucëve të gabuara. Problematika më e shpeshtë e këmbëve janë plasaritjet dhe çarjet e thembrave, myku mes gishtërinjve si dhe kallot. Këto të fundit janë të bezdisshme, të shëmtuara dhe në disa raste shumë të dhimbshme. Ato krijohen si pasojë e shpërthimit të qelizave të lëkurës së vdekur. Krijohen si një zonë e trashë e ngurtësuar. Zakonisht shfaqen anash këmbëve dhe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga këpucët e ngushta, mbajtja e takave të larta për orë të tëra, veshja e këpucëve pa çorape, shpimet e shpeshta të këmbëve në të njëjtin vend nga gozhdat e këpucëve apo problematika si këmbët e sheshta, psoriasis, diabeti.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon që në rradhë të parë duhet të qëndrojmë të hidratuar, pasi ky është hapi i parë drejt një lëkure të shëndetshme e kjo vlen edhe për heqjen e kallove dhe plasaritjen e thembrave. Lëkura e thatë zakonisht shkakton thembra të plasaritura. Nëse lëkura ka mungesë lagështie, ajo bëhet e ngurtë, më pak elastike dhe e prirur për plasaritje. Disa shkaktarë të tjerë janë përdorimi i shpeshtë i sapunit, mbipesha dhe obeziteti, ecja këmbëzbathur, mungesa e vitaminës C, B3, E, D3 dhe mineraleve si zink, kalcium, omega 3.

Po a mund të parandalohet plasaritja dhe çarja e themrave sipas specialistit Ylli Merja? Sigurisht që po, përbërësit për këto trajtime si gjithnjë i gjeni në kuzhinën tuaj ndaj mund të nisni në çdo moment me aplikimin e këtyre kurave natyrale.

  • ·        Në 5-6 litër ujë të ngrohtë hedhim 1 lgj sodë buke dhe 1 lç kripë. Futini këmbët dhe lërini 10-15 minuta duke i pastruar dhe masazhuar. Më pas i thajmë mirë këmbët, pikojmë në vendet e plasaritura propolis me rigon. E lemë 5 minuta propolisin të veprojë dhe më pas i lyejmë thembrat me krem antimykotik. Me propolis dhe krem antimykotik i lyejmë këmbët dhe në mëngjes.
  • ·        Në 2 litra ujë zieni 2-3 minuta 6 lgj çaj mykotik. kullojmë çajin në legen, ku shtojmë 1 lgj sodë buke dhe 50-60 ml uthull molle. I fusim këmbët dhe i mbajmë 15 minuta. I thajmë mirë këmbët, vendosim disa pika propolis me rigon dhe më pas aplikojmë kremin e mykut.

Ndërsa për largimin njëherë e përgjithmonë të kallove, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja sugjeroi këto trajtime alternative:

  • ·        Në një legen me 5-6 litra ujë hedhim 1 filxhan kafe me uthull molle dhe 1 lç kripë. Mbajini këmbët ose duart 10-15 minuta. Më pas gërvishni kallot me dorë që të zbuten. Vendosim mbi kallo hudhër të shtypur dhe e lemë 15-20 minuta. Pasi heqim hudhrën pikojmë mbi kallo pak propolis me rigon dhe mbi të vendosni nëse keni 1-2 pika qumësht fiku ose krem puçrash. Kjo kurë vazhdon deri në pastrimin plotësisht të kallove.
  • ·        Futini këmbët në legen me 5 litra ujë të ngrohtë dhe 50-60 ml uthull molle dhe 1lç kripë. I lëmë 10-15 minuta. Pasi heqim këmbët nga uji, pikojmë ose limojmë kallon me prerësen e thonjve. Vendosim 1 copë hudhër për 15-20 minuta. Largojmë hudhrën dhe vendosim një fetë aloe vera dhe një copë kumbull të thatë. E mbajmë gjithë natën. Gjatë ditës kujdesemi që ta kemi të lyer këmbën me një krem puçrash.
  • ·        Përgatsini 1 lç lëng hudhre, 1 lç xhel aloe vera, 2 aspirina të shtypura dhe pak kripë. Nëse keni mudësi kësaj paste shtojini dhe 15-20 pika qumësht fiku. Me këtë xhel lyejeni kallon 2 herë në ditë.
  • ·        Në 3 litra ujë zieni 2-3 minuta 6 lç çaj për alergjinë. Kullojmë çajin në një legen ku shtojmë 50-60 ml uthull molle dhe 1 lç kripë. Futini këmbët në çajin e përgatitur dhe mbajini 10-15 minuta. Pasi i thani vendosni 3-4 pika propolis me rigon, pas propolisit aplikoni një krem për puçra. Vazhdojeni këtë kurë për 12-15 ditë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?