Shpëton Romeo, ja kush është banori që la shtëpinë e Big Brother

14 Shkurt, 07:38| Përditesimi: 14 Shkurt, 07:40

  • Share

Gazetari Elvis Myrta, i njohur ndryshe si Lisi, është i eliminuari i radhës nga shtëpia e ‘Big Brother Vip 3’. Eliminimi i tij erdhi nga hapja e kutisë së pandorës nga Graciano i cili çoi kategorikisht në nominim gazetarin, Romeon dhe Heidin.

Romeo ishte i pari që shpëtoi me shumicën e votave nga publiku. Më pas Heidi dhe Lisi janë nisur drejt studios nga ku është zbuluar vendimi i publikut për eliminimin e Lisit.

Fati e desh që gazetari mos të kishte një biletë kthimi, për të cilën shpresonte se do të ndryshonte 360 gradë qëndrimin dhe lojën e tij në shtëpinë më të famshme.

Vendimi është pritur me keqardhje nga Romeo dhe banorët e tjerë, ndërsa në gjendje të rëndë emocionale është parë edhe Graciano megjithëse ishte vetë zgjedhja e tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?