Foto ilustruese

Shpëtohen nga mbytja 48 emigrantë që po shkonin me gomone në Angli, shumica prej tyre ishin shqiptarë

23 Korrik 2022, 19:55| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 19:58

  • Share

48 emigrantë, shumica prej tyre shqiptarë, janë shpëtuar nga mbytja në brigjet e Gjirit të Somme në Francë, pasi gomonia me të cilën po lundronin pësoi një defekt në motor.

Sipas mediave të huaja, 48 emigrantët po kalonin kanalin e ‘La Manch’ për të shkuar drejt Anglisë dhe po lëviznin me një gomone 8 metra të gjatë.

Gjatë udhëtimit atyre iu është dëmtuar motori i gomones dhe për pasojë kanë mbetur në det mëngjesin e sotëm.

Për këtë arsye kanë ndërhyrë rojet e bregdetare franceze dhe skuadrat e tyre të shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen në breg të 48 emigrantëve. Shumica e emigrantëve ishin meshkuj, pesë gra dhe tre fëmijë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 23/07/2022 20:20

    Largimi masiv nga Shqiperia nuk do te ndalet edhe pse "hapen" negociatat. Krimi,korrupsioni dhe varferimi tridhjetvjecar eshte instaluar kudo nga KLANSEKTI PS,PD,LSI. Vetem zhberja e ketij KLANSEKTI do te bej te mundur fillimin e prosperitetit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?