'Shpëto jetë', besimtarët myslimanë të Beratit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë (VIDEO)

27 Qershor 2020, 17:31| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 17:40

  • Share

Ka qenë një ditë ndryshe kjo e sotmja për “Xhaminë Mbret” në qytetin e Berati, ku përveç aktiviteteve fetare dhe faljes së besimtarëve, brenda ambienteve të saj u dhurua edhe gjak për fëmijët talasemikë. Banka e gjakut në Tiranë në bashkëpunim me komunitetin mysliman të Beratit janë vendosur në hollin e “Xhamisë Mbret” dhe pritën besimytarët që ndihmuan të shpëtonin një jetë.

Ishin të shumtë besimtarët që i’u përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak nën moton “Dhuro gjak,shpëto jetë”.

Sipas mjekëve,fushata e dhurimit të gjakut e cila u çel sot në qytetin e Beratit do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe gjaku i grumbulluar nga donacionet do të shkojë për fëmijët talasemikë dhe bankën e gjakut që e përdor në rastet e emergjencave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?