Shpëtim Idrizi për Report Tv: Nuk jemi shtojcë e Bashës, por opozita është e bashkuar!

2 Shtator 2020, 16:00| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 16:14

  • Share

Ndryshimet kushtetuese për listat e hapura zgjedhoreve, i kanë parë si tentativë e kryeministrit Edi Rama për të dëmtuar koalicionin e opozitës jashtëparlamentare, por sipas kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi opozita e bashkuar është më solide se kurrë. Me kryedemokratin Lulzim Basha, thotë se e bashkon nevoja për t’u siguruar shqiptarëve zgjedhjet  e duhura.

Ne kemi një marrëveshje me partinë Demokratike për të shkuar bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deri më sot janë në një koalicion të përbërë, nuk kanë ndryshuar. Partitë aleate të PD nuk janë shtojcë apo varen nga zoti Basha, ne kemi interes reciprok të jemi bashkë, por jo më shumë se kaq”,- thotë Idrizi.

Thirrjen e ambasadores Yuri Kim drejtuar kryetareve të partive, Idrizi e shikon si presion pozitiv për një garë me njerëz që nuk kanë lidhje me krimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë rast ambasadorja e kanë parë të nevojshme për ta bërë këtë thirrje nisur edhe nga ajo që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të kaluara. Është një këmbanë alarmi në politikën shqiptare, e cila do të na vërë të gjithëve në presion pozitiv në mënyrë që parlamenti të ketë përfaqësues dinjitoz”,- shprehet kreu i PDIU.

Nisja e konsultimeve nga Presidenti për një datë zgjedhjesh për  Idrizin do te thotë prag fushate, e cila sipas këndvështrimit të tij do të jetë e vështirë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese. Ndonëse pranon se vendit i duhen alternativa të reja, kreu i PDIU është skeptik për krijimin e partive të tjera, të cilat sipas tij po krijohen nga njerëz që i shërbyen kryeministrit Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?