Klisman Cake duke festuar golin me Shkëndijën

Shpëtim Duro debuton me fitore në Maqedoninë e Veriut, tre skuadrat shqiptare në krye

8 Mars 2023, 16:25
  • Share

Superliga e futbollit në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar ndeshjet e javës së 20-të. Struga kryesuese fitoi 2-1 në derbi me Shkupin, duke marrë fitoren e parë për këtë vit pas tre barazimeve. Trajneri i ri i Strugës, Shpëtim Duro ka debutuar me tri pikë me ekipin e ri, duke shkuar në kuotën e 42 pikëve për kreun e renditjes.

Tanimë Shkupi humb mundësinë për të rivalizuar me struganët, duke mbajtur pozicionin e dytë me 38 pikë. Në vendin e tretë Shkëndija, me tetovarët që pozicionohen me 35 pikë. Kuqezinjtë mundën në shtëpi 3-1 Rabotnickin.

Tre skuadrat shqiptare prijnë renditjen e futbollit maqedonas, duke qenë edhe këtë sezon një faktor i rëndësishëm.

Maqedonia e Veriut - Superliga java 20:

Akademija Pandev 3-0 Pobeba

Skopje FC 1-1 Makedonija GP

Shkëndija 3-1 Rabotnicki (Cake 10', Milev 28', Mujezinovic 82' / Rusevic 90+3')

Sileks 1-2 Bragalnica

Struga 2-1 Shkupi (Shabani 23', Ibraimi 88' (p) / Alvarez 90+7')

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?