Shpërthimi në një banesë në Korçë, flet nëna e të plagosurit: Bombola e gazit ishte e vjetër, shyqyr shpëtoi djali

30 Janar 2023, 16:25| Përditesimi: 30 Janar 2023, 16:48

  • Share

 

Shpresa Gjoka nëna e Klodian Gjokës, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një apartament në Korçë, u shpreh se bombola e gazit që ato përdornin ishte e vjetër.

‘Ne ishim poshtë po flinim, kur dëgjoj zhurmë penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pash xhama, dyer etj. Shyqyr zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante.

Vetëm djali ishte në banesë. Djalin e goditën qelqurinat. E çuan në spital këta komshinjtë. Më thanë që është në gjendje të mirë shëndetësore. Aty nuk jeton njeri, djali erdhi për të na parë në të shkretët që jemi të sëmurë.  Të gjitha penxheret 4 ose 5, janë thyer. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali.’- tha ajo.


Lajmi kryesor:

Zjarr në katin e 4-t të një pallati në Korçë, shkak dyshohet rrjedhja e bombolës së gazit në një apartament (EMRI)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?